Informativa sui rimborsi

Veronotti synon të ofrojë produkte cilësore dhe një përvojë të besueshme blerjeje. Nëse një produkt nuk përmbush pritshmëritë, zbatohen kushtet e mëposhtme:

Afati i kthimit

Për blerjet online, klienti ka të drejtë të kërkojë kthimin e produktit brenda 14 ditëve kalendarike nga momenti i marrjes, pa qenë e nevojshme të japë një arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Kushtet për kthim

Produktet pranohen për kthim vetëm nëse:

  • Janë në të njëjtën gjendje si në momentin e dorëzimit
  • Nuk janë përdorur apo dëmtuar
  • Kanë etiketat origjinale
  • Janë në paketimin origjinal
  • Shoqërohen me faturën ose provën e blerjes

Procedura e kthimit

Për të nisur një kthim, klienti duhet të kontaktojë në izetleka@veronotti.com.

Pas verifikimit të kërkesës, do të dërgohen udhëzimet dhe adresa për kthimin e produktit.

Produktet e dërguara pa miratim paraprak nuk pranohen.

Produkte të dëmtuara ose gabime

Në rast se produkti rezulton i dëmtuar, me defekt ose i ndryshëm nga porosia, klienti duhet të kontaktojë menjëherë në mënyrë që situata të vlerësohet dhe të zgjidhet në mënyrën e duhur.

Produkte që nuk pranohen për kthim

Kthimet nuk pranohen për:

  • Produkte të personalizuara
  • Produkte higjienike ose të kujdesit personal (nëse janë hapur)
  • Produkte të dëmtueshme ose me afat të kufizuar

Gjithashtu, nuk pranohen kthime për produkte në ofertë (sale) dhe gift cards.

Ndërrimet

Për të marrë një produkt tjetër, rekomandohet kthimi i produktit ekzistues dhe kryerja e një porosie të re pas aprovimit të kthimit.

Rimbursimet

Pas pranimit dhe verifikimit të produktit të kthyer:

  • Klienti njoftohet për aprovimin ose refuzimin
  • Në rast aprovimi, rimbursimi kryhet në të njëjtën metodë pagese brenda 10 ditëve pune

Procesimi nga banka ose kompania e kartës mund të kërkojë kohë shtesë.

Nëse kanë kaluar më shumë se 15 ditë pune nga aprovimi i rimbursimit, klienti mund të kontaktojë në izetleka@veronotti.com.